Parandalimi i dëmeve nga tërmetet – Ekspertë shqiptarë e të huaj: Çdo ndërtesë duhet të analizohet nëse përbën rrezik
Pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, ekspertë të huaj sjellin eksperiencat që zbatohen në vendet e tyre në drejtim të parandalimit të tragjedive, por edhe reduktimin e dëmeve që le pas një fatkeqësi natyrore. Sipas Prof. Andrew Charlesson, lektor në Universitetin Polis është e domosdoshme që çdo bashki të identifikojnë të gjithë ndërtesat që rrezikohen nga tërmetet, ndërkohë që çdo objekt duhet të pajiset me një njoftim publik, duke sugjeruar një sistem sa më transparent në këtë drejtim.
Ndërkaq, edhe për profesoreshë Luljeta Bozo, auditimi i ndërtesave është tejet i rëndësishëm, jo vetëm për të evituar rreziqet, por edhe për të qetësuar pronarët e tyre.
Pas më shumë se 10 ditësh nga tërmeti i 26 nëntorit ende nuk ka një shifër zyrtare të dëmeve, ndërkohë që ekspertët analizojnë se problemet kryesore që kanë shkaktuar kaq shumë është plotësimi i projekteve me detaje dhe zbatimi I tyre në kantier.
Gjatë simpoziumit, Universiteti Polis njoftoi nisjen e hartimit të një Strategjie Kombëtare për Përballimin e Krizave nga Fatkeqësitë Natyrore, si një instrument për përballimin tyre.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.