Parandalimi i pastrimit të parave – Denaj: Në 2063 inspektime në pikat kufitare, 74 raste janë nën hetim ndërsa janë bllokuar rreth 9 milionë euro!
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, gjatë një deklarate për median të realizuar ditën e sotme ka ritheksuar edhe një herë rëndësinë e procesit të parandalimit të pastrimit të parave, i cili jo vetëm që duhet inspektuar dhe konfiskuar por edhe dënuar.
Sipas Denaj janë kryer 2063 inspektime në pikat kufitare nga të cilat 74 raste ndodhen nën hetim në Gjykatë për pastrim parash. Ndërkaq sipas Drejtorit të njësisë së posaçme për pastrimin e parave, Ervin Koci, deri tani gjenden në gjendje të bllokuar rreth 9 milionë euro.
Ministrja Denaj gjithashtu bëri një bilanc të të ardhurave për vitin 2019 i cili kap shifrën e 460 miliardë lekë, duke shënuar kështu një rritje me 2.3% në raport me një vit më parë.
Ajo gjithashtu tha se rimbursimi i TVSH për 2019 ishte 23.5 miliardë lekë, duke shënuar kështu një rritje me 9.1 miliardë lekë krahasuar me vitin 2018. Ajo gjithashtu theksoi se për rritjen ekonomike të vendit, masat e marra nuk janë vetëm fiskale por edhe administrative.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.