Pas Gjipesë, edhe Krorëza pastrohet nga çadrat e shezlongët e vendosur abuzivisht (VIDEO)
Policia e Shtetit dhe punonjësit e Tatimeve ndodhen në mbarë vendin në operacionin kundër informalitetit, ku krahas kontrollit të rregullsisë fiskale, po bëjnë edhe “pastrimin” e plazheve të vendit nga zaptuesit abuzivë. Pas Gjipesë, edhe Gjiri i Krorëzës është “pastruar” nga çadrat dhe shezlongët e vendosur abuzivisht.
“Krorëza është një simotër e mrekullueshme e Gjipesë, ku njësoj si në Gjipe, kishte rënë flama e zaptimit zhvirgjërues të plazhit mahnitës e të natyrës magjike, që të kujton filmin e Uliksit. Por nga sot, edhe Gjiri i Krorëzës u çlirua dhe paqja mijëravjeçare u rikthye në atë plazh, që i përket perlave të Kurorës Mesdhetare” njofton kryeministri në një postim në rrjetet sociale, shoqëruar edhe me videon përkatëse.
SCAN
Krorëza është një simotër e mrekullueshme e Gjipesë, ku njësoj si në Gjipe, kishte rënë flama e zaptimit zhvirgjërues të plazhit mahnitës e të natyrës magjike, që të kujton filmin e Uliksit😢 Por nga sot, edhe Gjiri i Krorëzës u çlirua dhe paqja mijëravjeçare u rikthye në atë plazh, që i përket perlave të Kurorës Mesdhetare☀🌊
Posted by Edi Rama on Saturday, August 10, 2019
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.