Përfundon spitali COVID-4 – Manastirliu: Do të trajtojë të infektuarit gjatë periudhës së rihapjes dhe sezonit turistik
Ministrja e Shëndetësisë ka njoftuar hapjen e spitalit më të ri Covid-4 i cili do të trajtojë të infektuarit gjatë periudhës së rihapjes dhe sezonit turistik por gjithashtu do të shërbejë edhe ën vjeshtë kur parashikohet një valë e dytë e mundshme e Koronavirusit, kur ai do të jetë në ndihmë të 3 spitaleve të tjera Covid.
“Punët e mira bëhen bashkë ndaj kjo strukturë e përshtatur në kohë rekord, rrit kapacitetet tona spitalore, për të përballuar një fluks të mundshëm të një vale të dytë të Covid-19,” është shprehur Ministrja.
“Struktura e re do të administrohet nga QSUT. Kapaciteti i këtij spitali është 100 shtretër nga të cilët 50 me oksigjen përfshirë këtu edhe terapinë intensive. Kjo është një strukturë që na rrit kapacitetet tona spitalore. Në total kemi të gatshëm tashmë 500 shtretër për rastin më ekstrem të të infektuarve në vend për sezonin veror”, tha ministrja Manastirliu.
Spitali i ri për rastet me 🤜Covid19🤛 i shtohet kapaciteteve aktuale të strukturave spitalore🙌🏼Punët e mira bëhen bashkë🤝 ndaj kjo strukturë e përshtatur në kohë rekord, rrit kapacitetet tona spitalore, për të përballuar një fluks të mundshëm të një vale të dytë të #covid19🦠 🏥 Struktura e re do të administrohet nga QSUT ✅#FUQIZOJMËSISTEMINSHËNDETËSOR
Posted by Ogerta Manastirliu on Tuesday, June 2, 2020
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.