“Përgatitjet për sezonin turistik”, Ekonomi takime në Durrës. Kërkohet bashkëpunim për të zgjidhur problemet
Ndonëse na ndajnë gati dy muaj nga çelja e sezonit turistik, dikasteret kompetente po marrin masat për të eliminuar problemet që mund të shfaqen në zonat turistike.
Kështu, ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi ishte sot në Golem ku u takua me strukturat akomoduese për të folur për problematikat në lidhje me këto çështje.
Kështu në një postim në rrjetin social FB, ministrja Ekonomi shkruan se “U takuam sot me përfaqësues të strukturave akomoduese në Golem, Durrës. Çështjet kryesore për të cilat diskutuam ishin: infrastruktura dhe sinjalistika turistike, aksesi në zonat e frekuentuara nga turistët etj. Ramë dakord që bashkarisht të përpiqemi që të zgjidhim problematikat e shtruara në mënyrë që të jemi gati për sezonin e ri turistik”, shkruan ministrja Ekonomi
U takuam sot me përfaqësues të strukturave akomoduese në Golem, Durrës. Çështjet kryesore për të cilat diskutuam ishin:…
Posted by Milva Ekonomi on Monday, March 6, 2017
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.