Periudha e tranzicionit pas Brexit, Von Der Leyen: Mund të mos mjaftojë afati i Dhjetorit 2020!
Periudha e tranzicionit për Britaninë pasi të dalë nga Bashkimi Europian mund të ketë nevojë për zgjatje përtej Dhjetorit 2020, sipas presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen.
Kryeministri Boris Johnson po kërkon një marrëveshje tregtare afat-gjatë me Bashkimin Europian brenda kësaj kohe, që sipas von der Leyen, është tejet optimiste.
“Jam e shqetësuar se ka mbetur shumë pak kohë”, tha von der Leyen, duke shtuar se duhet të vlerësojmë nëse këto negociata janë të arritshme për një periudhë kaq të shkurtër kohore.
Negociatorët duhet të vlerësojnë se ku janë me objektivat në mes të vitit dhe nëse do të jetë e nevojshme, të arrihet një marrëveshje për zgjatjen e periudhës së tranzicionit, sipas presidentes së Komisionit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.