Përmbytjet – Bashkia Kamëz kërkesë qeverisë për eskavator për menaxhimin e tyre
Bashkia e Kamzës ka ndërmarrë aksionin e pastrimit të kolektorëve kryesorë të zonës. Sipas kreut të këtij institucioni, për këtë nevojiten mjetet e duhura logjistike. Ai ka kërkuar nga qeveria ra që të vërë në dispozicion një eskavator për të përballuar situatat e përmbytjeve që ndodhin në Kamzës me nisjen e shirave, duke shtuar se aktualisht Bashkia ka marrë me privatisht një eskavator për kryerjen e punëve publike.
“Për turpin e qeverisë edhe kur pak kohë kur hyri në fuqi ndarja e re territoriale, qeveria bleu 61 ekskavatorë për 61 bashki, i shpërndau të gjitha nga 1, Tiranës 2 dhe Kamzës 0. Ishte ky një absurditet dhe e bënë të pashqetësuar fare, duke qenë aspak të interesuar për nevojat e banorëve të Kamzës, Bashkisë së 6-të në vend”, tha Mziu.
Ndërkohë, duke sjellë në vëmendje premtimin e kryeministrit Rama për shpërndarjen e eskavatorëve në bashkitë e vendit, Mziu theksoi edhe një herë domosdoshmërinë e këtij mjeti, pasi sipas tij kërcënimi i përmbytjeve në Kamëz është i njëjtë me atë të vitit të kaluar, ku u përmbytën 700 familje.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.