Policia Franceze sekuestron 140 mijë maska mbrojtëse nga tregu i zi
Policia franceze ka sekuestruar 140,000 maska për fytyrën të destinuara për tregun e zi në një ngarkesë rekord që nga fillimi i pandemisë Koronavirus. Ky është operacioni më i madh që kur qeveria franceze ndaloi rishitjen e maskave mbrojtëse për ti dhënë përparësi shpërndarjes së tyre për punonjësit e shëndetit në luftën kundër pandemisë COVID-19.
Dy persona u arrestuan ndërsa ishin duke shkarkuar kuti në Saint-Denis, në veri të Parisit, tha një burim policie të Dielën. Njëri prej tyre tha se ai ishte pronar biznesi dhe kishte blerë maska, përfshirë 5,000 maska me mbrojtje të lartë FFP2, në Holandë për një total prej 80,000 eurosh.
Maskat duhej të shiteshin më pas tek punëtorët e ndërtimit për një fitim të madh, sipas policisë. Në mars, 32.500 maska nga Kina u kapën nga një depo afër Parisit dhe 28.800 maska u zbuluan në një dyqan në një zonë të tregtarëve me shumicë kinezë, gjithashtu në rajonin e Parisit.(AFP)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.