Policia italiane e revoltuar – Refuzon të vendosë maskat me ngjyrën e pazakontë!
Një sindikatë e policisë italiane është ankuar pasi oficerëve iu dhanë maska fytyre rozë FFP2 për t’i veshur në detyrë. Një numër maskash rozë iu ndanë forcave të policisë në disa provinca italiane gjatë pandemisë COVID-19 në javët e fundit.
Por një sindikatë e oficerëve të policisë italiane ka denoncuar masën, duke thënë se ngjyra mund të “dëmtojë imazhin e institucionit”. Në një letër drejtuar kreut të policisë kombëtare, sekretari i përgjithshëm i Sindikatës Autonome të Policisë (SAP) protestoi kundër maskave.
Stefano Paoloni tha se maskat rozë ishin “të papërshtatshme” për oficerët dhe e quajti vendimin për miratimin e blerjes “perpleks”. Sindikata shtoi se nuk ka paragjykime ndaj ngjyrës, por ka kundërshtuar politikën e rreptë uniforme të oficerëve të policisë.
Në Itali, maskat e fytyrës janë të detyrueshme në të gjitha hapësirat publike të brendshme dhe të jashtme, ndërsa maskat FFP2 duhet të vishen kur përdorni transportin publik, ose kur hyni në teatro, salla koncertesh dhe kinema deri në prill.
SAP më vonë shtoi se maskat rozë u ishin shpërndarë oficerëve në provincat e Pavia, Varese, Ferrara, Siracusa, Venecia, Sondrio dhe Como. Sindikata pretendon se ka 20,000 anëtarë — rreth 1/5 e oficerëve të policisë italiane. Në Twitter, zëvendësministrja italiane për infrastrukturën Teresa Bellanova tha se “respekti për uniformën nuk vjen nga ngjyrat, por nga sjellja dhe puna e burrave dhe grave që e veshin atë”.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.