Policia, kontroll shkeljeve mjedisore – Klosi, i vendosur: Lejet mjedisore të tipit C duhet të hiqen, pengesë për biznesin
Inspektimi për zbatimin e lejeve mjedisore do të reformohet, ndërsa kontrolli për shkeljet mjedisore do t’i kalojë Ministrisë së Brendshme”. Ndryshimet janë bërë me dije nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë konsultimeve të paketës së re ligjore për mjedisin.
Klosi u shpreh i vendosur edhe për heqjen e lejeve mjedisore të tipit C për një sërë kategorish të biznesit të vogël, sikurse janë furrat e bukës, lavazhet, poliklinikat e vogla dentare, etj. ndonëse kryetarët e bashkive kanë kërkuar që kompetenca për dhënien e këtyre lejeve t’i kalojë pushtetit vendor.
Paketa e re Mjedisore u prezantua para pak ditësh nga ministri, ndërkohë që përveç masave të mësipërme parashikon edhe kalimin online të lejeve të tipit A dhe B, që përfshijnë ndotësit e mëdhenj, si dhe ndalimin e importit, prodhimit dhe përdorimit të qeseve plastike.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.