Politikat fiskale dhe ekonomia – Ekspertët: Niveli i informalitetit mbetet shqetësues, duhen politika vizionare
Niveli i lartë i ekonomisë informale është ngritur si shqetësim kryesor nga ekspertët e ekonomisë në vendin tonë. Gjatë një forumi shkencor të organizuar nga Akademia e Shkencave, ekspertët, të cilët sollën analiza më në detaje të situatës ekonomike në vend ndër vite e deri në ditët e sotme, nënvizuan se ka ardhur koha të përcaktohen prioritet e zhvillimit ekonomik dhe politikat të jenë të studiuara me seriozitet.
Sipas një studimi të bërë nga Organizata Europiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, evidentohet se ne sektorin privat aktiviteti informal është 1.4 herë më i lartë se ai formal, ose 40-45% më shumë, gjë e cila u diskutua nga të pranishmit në forum duke marrë shkas për të propozuar zgjidhjet përkatëse për problematikat e ndryshme që po has ekonomia në vend.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.