SPAK, përsëri zvarritje – Shtyhet verifikimi i 23 kandidatëve për prokurorinë e posaçme antikorrupsion
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur të shtyjë edhe me dy javë të tjera afatin e verifikimeve për 23 kandidatët që do të jenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.
Shkak është bërë pamundësia për të kryer vlerësimet e nevojshme brenda afatit 45 ditor të përcaktuar aktualisht në rregulloren për përzgjedhjen e tyre.
Po ashtu, kandidatët në fjalë u pyetën edhe nga përfaqësues të misioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në Tiranë, përkatësisht OPDAT dhe EURALIUS gjatë takimit të së hënës të zhvilluar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Verifikimi i pjesëtarëve të kësaj trupe parashikohet të jetë një proces mjaft i ndërlikuar duke qenë se pjesë e hetimeve do të bëhen edhe rrethi i tyre i afërt familjar.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.