Procedurat për vizë emigruese në SHBA. Lehtësitë që krijohen për qytetarët
Ambasada e SHBA, përmes një udhëzimi ka publikuar procedurën e aplikimit për vizë emigruese.
Në këtë udhëzim përcaktohen dokumentet, tarifat për vizë dhe procedurat për kryerjen e intervistës. Sipas Ambasadës nuk është i nevojshëm përkthimi i dokumenteve të lëshuara nga Zyrat e Gjendjes Civile apo dokumenteve mbi ushtrinë për intervistën për vizë emigruese.
“Ky udhëzues aplikohet vetëm nё rastet kur ju ёshtё kërkuar tё përgatisni dokumentacionin: a) nga Qendra Kombëtare e Vizave (NVC) ose nga Seksioni Konsullor. Nëse rasti juaj ndodhet tek Qendra Kombëtare e Vizave ju duhet të dërgoni fotokopje të dokumenteve. Përjashtim bën Garancia Financiare e cila duhet dërguar në Qendrën Kombёtare të Vizave në origjinal për vlerësimin fillestar, si dhe fotografitë të cilat duhen origjinale. Vetëm pasi t’ju jetë caktuar data e intervistës, ju do t’i sillni dokumentet origjinale me postë të shpejtë në Seksionin Konsullor. Pasi t’ju jetë caktuar një datë interviste, dosja juaj do dërgohet në Seksionin Konsullor, ku do shqyrtohet për dokumente që mungojnë apo që kanë skaduar. Seksioni Konsullor do ju dërgojë një mesazh (tek e-maili që keni vendosur tek DS-260 – sigurohuni të vendosni e-mailin tuaj personal tek DS-260) me kërkesën për të dërguar me postë të shpejtë në Seksionin Konsullor të gjitha dokumentet origjinale, si dhe udhëzime për të përditësuar ndonjë dokument të skaduar. Dokumentet duhet të jenë lëshuar më pak se një vit nga data e intervistës. Nëse kjo listë udhëzimesh ju është dërguar nga Seksioni Konsullor, apo nëse keni marrë datën e intervistës nga Qendrën Kombёtare të Vizave ju duhet të dërgoni me postë të shpejtë dokumentet origjinale në Seksionin Konsullor së bashku me këtë listë udhëzimesh të printuar. Dokumentet duhet të jenë lëshuar më pak se një vit nga data e intervistës”, thuhet në udhëzim.
Për udhëzimin klikoni këtu
Osman Dedja/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.