Profesionet që do kërkojë tregu i punës – Civici: 80% e profesioneve klasike do zhduken, universitetet t’iu përgjigjen kërkesave të reja
85% e profesioneve që do dominojnë në 2030 janë duke lindur apo nuk kanë lindur ende, ndërkohë që 80% e profesioneve klasike nuk do ekzistojnë më pas 10- 20 vitesh”. Të dhënat mbi ndryshimet strukturore në tregun e punës janë bërë me dije nga Akademiku i Asociuar, Adrian Civici, duke iu referuar periudhës post-covid, por edhe revolucionit të katërt industrial që lidhet me inteligjencën artificiale dhe robotikën.
Nisur nga kjo situatë, sipas Prof. Civicit, universitetet duhet t’i përgjigjen këtyre kërkesave të reja të tregut të punës, pasi vetëm në këtë mënyrë do të formohen profesionistët që do të kërkojë tregu.
Prof. Civici përmendi edhe disa nga prifesionet e të ardhmes e që sipas tij janë pjesë e çdo sektori.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.