Projektbuxheti 2018 – Rama: 6.3% më shumë ta ardhura, 86 mld lekë për investime
Të ardhurat në projektbuxhetin e vitit 2018 rriten me 6.3%, ndërkohë që 86 miliard lekë do të shkojnë për investime publike, kryesisht në infrastrukturë dhe ujësjellës-kanalizime”. Kryeministri Edi Rama foli për dokumentin më të rëndësishëm financiar në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, ndërsa theksoi se vëmendje e rëndësishme do t’i kushtohet rritjes së eksporteve, ndërsa do të ketë një trend rënës në drejtim të borxhit publik.
Rama u ndal edhe te reforma e ujit, duke theksuar se financimet për ujësjellësat do të bëhen në raport me performancën e këtyre të fundit.
Sipas Ramës projektbuxheti i vitit 2018 siguron libra falas për 4 vitet e para të shkollës si dhe parashikon rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.