Projekti për Ali Pashë Tepelenën – FSHZH: Po merr formë investimi për rikonstruksionin e kalasë (FOTOT)
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka njoftuar në faqen zyrtare se po merr formë investimi për “Rikonstruksionin e rrugëve të brendshme të kalasë Ali Pashë Tepelena, vazhdimi i Shëtitores përgjatë Hyrjes së Kalasë, dhe rehabilitimi i hapësirave përreth kalasë”.
Sipas njoftimit aktualisht punimet po vazhdojnë në këto procese:
- shtrim me gurë
- vendosje të bordurave
- punime të mureve dekorativë
- montim i ndriçuesve
FSHZH bën me dije se ky investim me financim nga Qeveria Shqiptare pritet të ketë impakt të lartë në rritjen e zhvillimit ekonomik të banorëve me anë të shtimit të mundësive për investime në turizëm dhe në shërbimet mbështetëse të turizmit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.