Projekti “Smile Albania” – Klosi: 1 mijë të rinj do asistojnë turistët në kufi e zonat turistike
1 mijë të rinj do të punësohen falë Projektit Smile Albania për të përmirësuar shërbimet ndaj turistëve. Ata do të shërbejnë në pikat kufitare dhe zonat turistike për të orientuar, asistuar, ndihmuar dhe promovuar zonat turistike në Shqipëri, sikundër edhe për ndërgjegjësim mjedisor.
Të rinjtë u përshëndetën nga Ministri i Turizmit Blendi Klosi, i cili u tha se nga ky moment ata do të jenë punonjësit më të rëndësishëm për këtë sektor, me detyrën për të asistuar çdo turist për çdo nevojë, dhe për të siguruar që ata do të kthehen përsëri në Shqipëri.
Deri tani Projektit Smile Albania ka përzgedhur 500 të rinjtë e parë që do shërbejnë në pikat kufitare dhe zonat turistike.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.