Projekti “Territoret Blu” – BE financon rreth 200 mijë euro për Porto Palermon
Rreth 200 mijë euro do të investohen nga BE, përmes projektit “Territoret Blu” në zonën e Porto Palermos. Projekti synon mbrojtjen e mjedisit në zonën bregdetare përmes përdorimit të qëndrueshëm të burimeve detare dhe bregdetit. Sipas Jula Selmanit, përgjegjëse e projektit pranë Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, zbatimi i këtij projekti do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik të zones, jo vetëm përmes rritjes së numrit të turistëve por dhe menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore.
Projekti “Territoret Blu” ka një kosto totale prej rreth 1.1 mln euro. Ky projekt do të zgjasë dy vite dhe përfshinë tre zona pjesë e tre shteteve, bregu të Otranto-Leuca në Pulia Itali , bregu i Ada –Bojanes, mali i zi si dhe zonën e gjirit Porto Palermos.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.