Protokollet e sigurisë në kohë pandemie – AKU shton kontrollet në të gjitha sistemet e nivelit arsimor
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve ka vijuar edhe gjatë 24 orëve të fundit 335 inspektime dhe monitorime edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.
Sipas njoftimit Task-Forca Anti-Covid vazhdon të këmbëngulë në zbatimin e protokolleve të sigurisë nëpër biznese, në vendosjen e maskës në ambiente të mbyllura, përdorimin e desinfektantëve, higjienizimin e ambienteve, si dhe ruajtjen e distancës.
AKU bën me dije gjithashtu vëmendje të shtuar ka në monitorime në të gjitha nivelet e sistemit arsimor në zbatueshmëri të të gjithë elementëve të protokollit të sigurisë, si mënyra e vetme për të shmangur përhapjen e virusit.
Gjatë inspektimeve bazuar edhe në Planin e Marrjes së Mostrave janë marrë 26 mostra në analizim të fruta-perimeve për mbetje pesticide.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.