Provimet kombëtare për klasat e 9-ta – Publikohen datat kur do të zhvillohen
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka publikuar datat e provimeve për nxënësit e shkollave 9 vjeçare. Provimet kombëtare të arsimit bazë, për vitin shkollor 2017-2018 do të zhvillohen në këto data:
- Lënda Gjuhë e huaj në datën 11 qershor 2018
- Lënda Gjuhë Shqipe më 18 qershor 2018
- Lënda Matematikë më 22 qershor 2018
Provimet do të nisin në orën 10:00 dhe kohëzgjatja e tyre është përcaktuar 2 orë e 30 minuta. Për shkollat e pakicës kombëtare greke, teza
Sa i takon nxënësve të pakicave kombëtare, udhëzimi parashikon edhe provimin kombëtar të arsimit bazë në lëndën Gjuhë amtare, që do të zhvillohet në datën 15 qershor 2018.
Anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht janë edhe gjuhët që do të jepen si provim I detyruar, në nivelin gjuhësor A2.
Nxënësit e klasave 9-ta parapërgatitore për seksionet dygjuhëshe italiane, gjermane dhe franceze janë të lirë të zgjedhin midis gjuhës së huaj të parë, që kanë filluar në klasën e 3-të, dhe gjuhës së huaj të seksionit përkatës, të filluar në klasën e 6-të.
Ndërkohë, testi i gjuhës së huaj për nxënësit e klasave të 9-ta përgatitore për seksionet dygjuhëshe italiane, gjermane e franceze do të hartohet dhe do të korrigjohet në bashkëpunim me mësuesit shqiptarë dhe të huaj të këtyre seksioneve.
Për shkollat e pakicës kombëtare greke, teza për provimin në lëndën Gjuhë amtare përgatitet nga DAR Gjirokastër. Në ditën e provimit, Zyra Arsimore Delvinë dhe Zyra Arsimore Sarandë tërheqin tezën në DAR Gjirokastër. Ndërsa për ato të pakicës kombëtare maqedonase, ajo do të përgatitet nga DAR Korçë dhe do të tërhiqet ditën e provimit nga drejtori I shkollës, I shoqëruar edhe nga përfaqësuesi i DAR Korçë.
Referuar udhëzimit të botuar në “Fletoren Zyrtare”, nxënësit me aftësi të kufizuara do t’i zhvillojnë provimet kombëtare në përputhje me veçoritë e tyre. Ndërsa, për institutin e nxënësve të cilët nuk shikojnë, “Ramazan Kabashi”, drejtoria e institutit do të tërheqë testin nga QSHA-ja një ditë para zhvillimit të provimit dhe e kthen atë në sistemin e shkrimit brail.
Në rast mbetje në provimet kombëtare, nxënësit kanë të drejtën e riprovimit në sesionit e dytë.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.