Pse ra paundi britanik sot?
Paundi britanik ka njohur sot një rënie të konsiderueshme kundrejt monedhave të tjera. Një nga arsyet është afrimi i datës 30 mars, kohë kur është edhe afati i daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian. Ndërkohë, nesër është parashikuar që parlamenti britanik të votojë për marrëveshjen e daljes të negociuar nga kryeministrja Theresa May.
Në fakt, kjo marrëveshje e ka marrë një goditje me 15 janar të këtij viti, kur nuk u miratua. E ndërsa paundi britanik po njeh rënie si pasojë e situatës së paqartë, Banka e Anglisë po përgatitet që të menaxhojë çdo situatë të mundshme, si në rastin e daljes me marrëveshje ashtu edhe në rastin e daljes pa marrëveshje.
Në rastin e skenarit më të keq, daljes pa marrëveshje e ku pasojat janë vështirësisht të parashikueshme, vlerësohet se tema e likujditetit të bankave mbetet thelbësore, ndaj edhe Banka qendrore e Anglisë ka vendosur disa rregulla kundrejt bankave të tjera. Sot bankat britanike kanë në bilance tituj likuide për më shumë se 1 000 miliardë stërlina.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.