Publikohet vendimi/ Nesër seanca e fundit e legjislaturës, Kuvendi mbyll punimet
Kuvendi pritet të zhvillojë nesër seancën e fundit për këtë legjislaturë duke mbyllur kështu aktivitetin parlamentar 4 vjeçar. Vendimi është parashikuar të votohet në seancën e nesërme e parashikon se data 4 maj do të jetë edhe data e seancës së fundit plenare e sesionit dhe e legjislaturës së tetë.
Mbyllja e legjislaturës vjen konform parashikimeve të Kodit Zgjedhor ku përcaktohen afatet se kur duhet të mbyllen punimet e Kuvendit në rastet e fushatave zgjedhore. Kjo do të mundësojë që subjektet politike të përqendrohen në fushatën elektorale të zgjedhjeve nga të cilat do të dalin 140 deputetët e legjislaturës së nëntë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.