Punë e mirëpaguar, Gjosha: Premtimet tona janë të realizueshme
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me banorë të zonës së Kodër Kamzës dhe Bregut të Lumit.
Kryesuesja e listës së kandidatëve për deputet të LSI-së në qarkun e Tiranës, Klajda Gjosha, është ndalur tek programi i LSI-së, që përmban premtime që do të mbahen në mënyrë që ëndrrat e shumë qytetarëve për punësim të mirëpaguar të bëhet realitet.
“Programi i LSI-s është jetik. Janë premtime që jo vetëm do të mbahen por do të bëhen realitet ëndrrat e shumë e shumë qytetarëve të Shqipërisë, punësimin e grave dhe të vajzave, punësimin e të rinjve, lehtësirat fiskale për bizneset në mënyrë që të kenë mundësi të punësojnë sa më shumë njerëz, që të sigurojmë të ardhmen e fëmijëve të tyre, të ardhmen e familjeve të tyre”,- tha Gjosha
Në takimin e banorët e njësisë administrative nr.11 ishte edhe kreu I Kuvendit Ilir Meta si dhe nënkryetari i LSI , Luan Rama.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.