Punimet në kabinat elektrike – OSHEE: Zonat e Tiranës ku do të ndërpritet energjia
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se disa zona të Tiranës do të përballen sot me ndërprerje të energjisë elektrike.
Kufizimet do të bëhen për shkak të punimeve të OSHEE në dy kabina, “Pall MPB1” dhe “Stabilimenti Mihal Duri”, në kuadër të rritjes së sigurisë së furnizimit me energjie elektrike.
Sipas njoftimit të OSHEE, gjatë ditës së sotme ndërprerja e energjisë do të bëhet nga ora 9:00 deri në orën 14:00, përkatësisht në këto zona:
Kabina “Pall MPB1”- pjesërisht rrugët “Vaso Pasha” dhe “Brigada e VIII”, pranë Bulevardit “Bajram Curri”
Kabina “Stabilimenti Mihal Duri” – pjesërisht rrugët “Frederik Shiroka”, dhe “Justin Godar”, pranë “Rruga Kavajës”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.