Regjistrimi i fëmijëve në shkolla nëpërmjet e-Albania – Rama: Jo më radha në dyert e institucioneve
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka njoftuar se tashmë do të mundet të regjistrojmë fëmijët në shkolla, pa nevojën për të mbajtur radhë në asnjë derë institucioni arsimor.
Sipas njoftimit regjistrimi kryhet fare lehtë, online në e-Albania në linkun!
Në informacionin e publikuar theksohet se shërbimi elektronik u vjen në ndihmë nxënësve të cilët duhet të regjistrohen në klasën e parë në shkollat e arsimit bazë parauniversitar sipas listës ndërsa personi që ushtron përgjegjësinë prindërore mund të bëjë një aplikim online ku plotëson të dhënat e nevojshme të formularit.
“Nxënësit lejohet të regjistrohen në institucionin arsimor publik që mbulon vendbanimin e personit që ushtron përgjegjësinë prindërore të nxënësit. Harta e mbulimit të territorit, e miratuar nga NjVV-ja, respektohet gjatë regjistrimit të nxënësve në klasën e parë,” shkruhet në njoftim.
Për çdo pyetje apo paqartësi rreth procesit, mund të kontaktoni në adresën [email protected].
Dokumentacioni i nevojshëm kur ngarkohen nga aplikanti vetëm në rastet kur aplikimi për regjistrim kryhet nga personi që ka kujdestarinë ligjore: -Dokumenti i kujdestarisë ligjore.
Hapat e procedurës
– Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
– Zgjidhni shërbimin “Aplikim për regjistrim në klasë të parë”;
– Klikoni butonin “Përdor”;
– Plotësoni formularin e aplikimit dhe klikoni “Dërgo”;
– Aplikimi mbërrin në Institucionin Arsimor përkatës ku nxënësi dëshiron të regjistrohet dhe institucioni arsimor fillon procedurën për trajtimin e kërkesës;
– Në qoftë se çdo gjë është në rregull Institucioni Arsimor regjistron aplikantin.
– Institucioni Arsimor njofton elektronikisht aplikuesin në rast pranimi ose mospranimi të regjistrimit
-Në rast pranimi të aplikimit personi që ushtron përgjegjësinë prindërore dorëzon në sekretarinë e shkollës fizikisht Kartelën e Vaksinimit të fëmijës jo më vonë se 10 ditë para fillimit të vitit shkollor
-Vetëm në momentin e dorëzimit të Kartelës së Vaksinimit regjistrimi i fëmijës quhet i përfunduar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.