Ushqime të pasigurta për konsum human – AKU asgjëson 17.926 kg produkte dhe vendos rreth 40 masa administrative
Drejtoritë Rajonale të AKU- së bëjnë me dije se kanë kryer 184 inspektime dhe monitorime në bazë të fushës së veprimtarisë të planit të inspektimit dhe mbi bazën e denoncimeve të ardhura në e-mail zyrtar [email protected]
Sipas njoftimit gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 39 masa me paralajmërim kryesisht për mospërputhje me kornizën ligjore dhe rregullatore te sigurisë ushqimore si dhe janë lënë detyra për operatorët e biznesit ushqimor: si rinovim librezës shëndetësore, Rinovim i planit te shërbimit DDD, sistemim i ambientit dhe Rinovim për analizën e ujit.
AKU njofton se referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 34 mostra në monitorim të produkteve ushqimore dhe gjithashtu me kërkesë të vetë subjektit janë asgjësuar 17.926 kg produkte ushqimore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.