Rehabilitimi i Qafës së Pazarit në Gjirokastër – Nisin punimet, ja ndërhyrjet që do të kryhen
Kanë nisur punimet për rehabilitimin e Qafës së Pazarit në Gjirokastër. Sipas Fondit Shqiptar të Zhvillimit, sipërfaqja që do të trajtohet është 5290 m2 dhe ndërhyrja do të prekë të gjitha rrjetet infrastrukturore nëntokësore.
Ndërkohë, për tetë sheshet sipas projektit parashikohet mobilimi urban me stola druri, çezma publike, panele informuese, vende për biçikleta si dhe gjelbërim me lule e bimë dekorative.
Investimi po kryhet në kuadër të programit ‘Për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmit’, që FSHZH zbaton prej viti të kaluar në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë e Kulturës, Turizmi dhe bashkitë Gjirokastër, Berat, Përmet e Sarandë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.