Reuters/Projekti i papublikuar qeverisë britanike, qindra mijëra emigrantë rrezikojnë të deportohen!
Britania do të deportojë qytetarët europianë që dështojnë të aplikojnë në kohë për statusin e ri të emigrimit. Kjo bëhet e ditur nga Reuters që citon një dokument politike qeveritare të papublikuar ende.
Projekti i qeverisë britanike cilësohet si një nga lëvizjet më të forta në drejtim të emigracionit të viteve të fundit pasi i jep fund statusit prioritar për qytetarët europianë.
Plani mund të rishikohet nëse Konservatorët humbasin zgjedhjet e 12 dhjetorit.
Për momentin, gjysma e 3.5 milion qytetarve europianë që jetojnë në Britani kanë aplikuar për statusin e ri ligjor ndërsa afati i fundit për aplikim është 31 dhjetori 2020.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.