Rihapja e ekonomisë ‘nuk e qetësoi’ tregun e punës – 46 milion të papunë në SHBA, 1 milion iu shtuan listës vetëm këtë javë
Më shumë se 1 milion amerikanë paraqitën kërkesë për sigurimin e papunësisë javën e kaluar ndërsa pasojat ekonomike nga pandemia e koronavirusit vazhduan të tronditin tregun e punës në SHBA.
Kërkesat e papunë në SHBA arritën në 1.5 milion për javën që përfundoi të shtunën, tha të enjten Departamenti i Punës.
Shifra e ngriti totalin e 13 javeve në 45.7 milion, që do të thotë më shumë se një në katër punëtorë amerikanë kanë humbur punën gjatë pandemisë.
“Numrat e sotëm sugjerojnë që rihapja nuk ka sjellë mjaftueshëm vrull për krijimin e vendeve të punës, siç kishte sugjeruar numri i befasishëm i pagave të majit”, tha James Knightley, kryeekonomist ndërkombëtar në ING.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.