Rikualifikimi urban i Fierit – Detajet e investimit, përfshihet edhe rehabilitimi i lumit Gjanicë
Ka nisur puna për rikualifikimin urban të qendrës së qytetit të Fieri, një projekt i cili ka prekur gjithashtu edhe zonën përreth lumit Gjanicë.
Rehabilitimi i këtij të fundit, rindërtimi i urës ekzistuese dhe ndërtimi i një ure të re, koristë e biçikletave, rikonstruksioni i fasadave, instalimi i ndriçimit dhe hapësirat e gjelbra janë edhe ndërhyrjet që janë planifikuar të kryhen në këtë zonë për ta transformuar atë në një hapësirë sociale e rekreative.
Kryeministri Rama i shoqëruara nga kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi, inspektuan kantierin e punimeve të këtij investimi që pritet t’i japë një tjetër pamje qytetit.
“Nga vatër infeksionesh e përmbytjesh do kthehet në zemrën e Fierit që duam”, kryeministri Rama.
Shtrati i lumit Gjanicë do të rehabilitohet duke e kthyer atë në një aset natyror të rëndësishëm për qytetin. Parkimi nëntokësor me kapacitet prej 100 vendesh pritet të eliminoje traditën e parkimit dyshe të makinave, duke krijuar kaos dhe shqetësim për banorët.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.