Rindërtimi banesave, brenda 2020-ës/ Tërmeti, Ahmetaj: Nuk rrisim taksat, preket borxhi publik
Brenda dhjetorit 2020, qytetarët, banesat e të cilëve janë shembur apo shkatërruar nga tërmeti i 26 Nëntorit, do të hyjnë në shtëpitë e tyre të reja që do të ndërtohen përmes pogramit të posaçëm të qeverisë.
Gjatë fjalës së tij në Parlament, Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, theksoi se program i rindërtimit do të nisë me gati 200 milionë dollarë që janë mbledhur aktualisht dhe nuk do të rriten taksat apo të shkurtohen shpenzimet, por do të preket indirekt borxhi publik.
Ndërkaq, ashtu sikurse kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deputetja demokrate Rudina Hajdari propozoi që të ngrihen kontarat koncesionare për të përballuar dëmet nga tërmeti.
Si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, janë shembur dhjetëra ndërtesa dhe mijëra të tjera kanë rezultuar të pabanueshme, duke lënë të pa strehë mijëra qytetarë.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.