Rivitalizimi i bazave ushtarake, Xhaçka: Forcat e armatosura, prioritet investimet e reja
Rivitalizimi i vendbazimeve ushtarake në të gjithë territorin e Shqipërisë pritet të kthehet në një potencial të jashtëzakonshëm zhvillimor në zonat ku janë ndërtuar.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka inspektoi këtë fundjavë vendbazimet në Shëngjin, qarku i Lezhës dhe në Kepin e Palit, qarku i Durrësit.
Gjatë inspektimeve, Ministrja e Mbrojtjes nënvizoji objektivat e qeverisë për katër vitet e ardhshme përsa i përket Forcave të Armatosura.
“Modernizimi i Forcave të Armatosura është një prioriteteve kryesore, jo vetëm i vitit që sapo ka nisur, por për të gjithë 4 vjeçarin. Vendbazime si këto në Shëngjin apo Kepin e Talit, sikundër edhe bazat detare kanë një rëndësi dhe vlerë të veçantë, për historikun e Forcave të Armatosura por edhe për potencialin zhvillimor dhe turistik të zonave përreth tyre”.
E shoqëruar nga zv.ministri Petro Koçi, Ministrja e Mbrojtjes gjatë vizitës në vendbazimin e FA në Shëngjin inspektoi tunelin e 4 Silurëve.
L.R/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.