Rregullorja në Arsimin parauniversitar – Pandemia e Covid-19, situatë e përkohshme nuk ndryshon rregullat
Kopshtet, shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet në mbarë vendin do të vijojnë të funksionojnë sipas të njëjtës rregullore. Këshilli i Ministrave ka miratuar rregulloren e cila tashmë është e botuar në fletoren zyrtare , ku do të mbështet funksionimi i arsimit parauniversitar në vendin tonë .
Sipas vendimit, duke filluar që nga Organizimi i institucioneve të arsimit, Kurrikulat, Regjistrimi në institucionet e arsimit bazë, oraret apo aspektet financiare në institucionet arsimore publike dhe deri në funksioni i shërbimit psikosocial në institucionet arsimore , vijojnë të mbeten njëlloj sikurse edhe në vitet e mëparshme , pavarësisht situatës jo të zakonshme në të cilën ndodhemi.
Aktualisht për shkak të pandemisë, shkollat janë duke ndjekur të tjera rregulla të vendosura nga vetë institucionet si nevojë e një vendimi nga këshilli teknik i ekspertëve pranë ministrisë së Shëndetësisë për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga Covid -19 duke ndjekur skenarin e mësimit të alternuar me atë online.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.