Rreziku i varfërisë monetare – Gjysma e personave të papunë në BE janë në rrezik të varfërisë
Thuajse gjysma (48.7%) e personave të papunësuar në Bashkimin Europian ishin në rrezik të varfërisë në vitin 2016. Në 10 vitet e fundit, përqindja e personave të papunësuar në rrezik të varfërisë është rritur në mënyrë të vazhdueshme, nga 41.5% në vitin 2006, në 48.7% në 2016-ën.
Persona në rrezik të varfërisë janë ata që jetojnë në një ekonomi familjare me të ardhura në dispozicion poshtë kufirit që cilësohet si rreziku i varfërisë, apo në 60% të mesatares së të ardhurave kombëtare në dispozicion, pas transfertave sociale. Ndër vendet anëtare, norma e personave të papunësuar në rrezik të varfërisë ishte më e lartë në Gjermani, në 70.8%, ndjekur nga Lituania me 60.5%.
Nga ana tjetër, pjesa e të papunësuarve në rrezik të varfërisë qëndron më e ulëta në Qipro dhe Finlandë, secila në 37.3%, ndjekur nga Franca dhe Danimarka me 38.4 dhe 38.6% në mënyrë respektive. Hendeku më i madh mes të papunëve dhe të punësuarve në rreziku të varfërisë është regjistruar në Gjermani, me 70.8% për të papunët dhe 9.5% për personat e punësuar.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.