Rritet paga minimale e Kosovës
Javën që vjen mund të kalojë në qeveri vendimi i ri lidhur me pagën minimale në Kosovë. Lajmi është dhënë nga mediat në Kosovë, ku thuhet se edhe pse sekretaria e Këshillit Ekonomik Social ka bërë gati 5 propozime rreth përcaktimit të pagës minimale, asnjë nga palët e përfshira në këtë proces nuk kanë marrë të njëjtin dokument.
Sindikata e punëtorëve është e bindur se paga minimale do të rritet në 260 euro, por nuk mendojnë kështu shoqatat e biznesit dhe drejtuesit e Ministrisë së Punës.
Ministri Arban Abrashi theksoi për mediat se paga minimale do të rritet dhe nuk do të ketë dy kategorizime të saj në nivelet 130 dhe 170 euro.
Burime nga Këshillin Ekonomik Social thanë për mediat në Kosovë se gjasat më të mëdha janë që paga minimale të mos rritet më shumë se 180 euro.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.