Rritja e pagës minimale – Biznesi kundër, sindikatat të pakënaqur
Rritja e pagës minimale nga 22 mijë lekë në 24 mijë lekë nuk ka kënaqur as biznesin dhe as sindikatat. Sipas Presidentit të Qendrës Shqiptare të Eksporteve, Alban Zusi, ky vendim ka një kosto shtesë për sipërmarrjen dhe është pa logjikë tregu.
Ndërsa Presidenti i Konfederatës së Sindikatave, Kolë Nikollaj, shprehet se niveli është përsëri i ulët, duke e quajtur diskriminues. Vendimi për rritjen e pagave të punonjësve, thotë Zusi, biznesi e merr në bazë të performancës.
Aktualisht, paga minimale për efekt të llogaritjes së kontributeve shoqërore është 22 mijë lekë në muaj dhe prej vitesh qëndron e pandryshuar. Ndërkohë niveli i pagës minimale që pritet të miratohet është 24.000 lekë.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.