Rusia shpall Boris Johnson person ‘të padëshiruar’ për shkak të luftës në Ukrainë!
Rusia i ndalon kryeministrit Boris Johnson dhe ministrave të tjerë të lartë të hyjnë në Rusi për shkak të qëndrimit “armiqësor” të Mbretërisë së Bashkuar për luftën në Ukrainë.
Vladimir Putin ka ndaluar kryeministrin britanik Boris Johnson dhe një numër ministrash të kabinetit të vizitojnë Rusinë.
Sekretarja e Jashtme Liz Truss dhe Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace janë vendosur gjithashtu në “listën e ndalimit” të Kremlinit.
Lajmi tronditës vjen pasi Putin sulmon sanksionet “armiqësore” të Mbretërisë së Bashkuar të vendosura ndaj një grupi rusësh me lidhje me Kremlinin. BBC
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.