Sa kushton një pacient?! Shtetit paguan më shumë për trajtimin e një pacienti në spitalet bashkiake
Nga viti në vit FSDKSH, është duke rritur financimin për të gjitha spitalet në vend. Për vitin 2018 buxheti i miratuar për të gjitha spitalet është 19.8 miliardë lekë duke pësuar një rritje me një miliardë lekë krahasuar me vitin 2017, dhe kjo rritje është dy miliardë lekë krahasuar me 2016.
Por pyetja që na zgjon gjithmonë interesin është se sa para kushton mesatarisht trajtimi i një pacienti në spitalet tona? Në vend numërohen 39 spitale të ndarë në tre kategori, universitare, bashkiake dhe rajonale.
Në tërësi investimet në sektorin e shëndetësisë janë fokusuar tek spitalet universitare, si në godina, aparatura dhe personel mjekësor. Kjo ka bërë që shumë spitale bashkiake dhe rajonale të kenë një kosto më të lartë për trajtimin e pacientëve.
Sipas të dhënave zyrtare të fondit kostoja mesatare e trajtimit për pacient varion nga 43.7 mijë lekë në spitalet rajonale në 53.7 mijë lekë në spitalet bashkiake. Ndërsa në spitalet universitare kostoja është mesatarisht 47.7 mijë lekë për pacient.
Këto të dhëna janë për vitin 2017, ndërkohë që ende nuk janë bërë publike të dhënat për vitin 2018. Një nga problematikat që ka sistemi ynë shëndetësor është përcaktimi i kostove për pacient edhe pse është një nga kriteret që do të ndikonte pozitivisht në shpërndarjen e buxheteve.
Nëse një shërbim i caktuar ul kostot për pacient si rezultat i punës së mirë të bërë, sipas specialistëve këto para duhet që të riinvestohen po në këtë shërbim.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.