Selia e Deutsche Bank bastiset nga policia, në hetim për pastrimin e parave
Selia e Deutsche Bank në Frankfurt është bastisur nga prokurorët që po kryejnë një hetim për pastrimin e parave.
Prokuroria publike e Gjermanisë pretendon se dy anëtarë të stafit kanë ndihmuar klientët të pastrojnë paratë nga aktivitetet kriminale.
Makinat e policisë u panë jashtë blloqeve të kullës ku është vendosur selia e bankës më të madhe të Gjermanisë. Pesë zyra të tjera të Deutsche në qytet u kontrolluan në një operacion që përfshiu rreth 170 policë dhe zyrtarë, shkruan BBC.
Prokurorët po shqyrtojnë nëse stafi i Deutsche Bank ndihmoi klientët të hapnin llogaritë off-shore për “transferimin e parave nga aktivitetet kriminale”.
Hetimi, i cili filloi në gusht, përqendrohet në aktivitetet midis 2013 dhe fillimit të vitit 2018.
Vetëm në vitin 2016, më shumë se 900 konsumatorë morën shërbime nga një degë e Deutsche Bank e regjistruar në Ishujt e Virgjër Britanikë, duke gjeneruar një sasi parash prej 311 milion euro, thonë prokurorët.
Hetimi u nxit nga zbulimet në 2016 “Panama Papers” – një sasi të madhe informacioni të rrjedhur nga një firmë ligjore panameze e quajtur Mossack Fonseca.
Aksionet Deutsche ra 3% pasi lajmit të bastisjes paraditen e 29 nëntorit. Banka konfirmoi se policia kishte bastisur disa vende në Gjermani dhe se po bashkëpunonte plotësisht me hetimin.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.