SHBA drejt një hapi pas: Edhe të vaksinuarit do të detyrohen të mbajnë maskë
Autoritetet shëndetësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rekomandojnë një ndryshim kursi, duke rikthyer detyrimin e vendosjes së maskës edhe nga të vaksinuarit, në ambientet e mbyllura dhe në zonat me rrezik të lartë. Disa të vaksinuar që janë prekur nga varianti Delta, mund të vijojnë të përhapin virusin.
Ndaj, SHBA-të po shqyrtojnë mundësinë e detyrimit të vaksinimit për të gjithë personelin që punon në qeverinë federale. Kjo është bërë e ditur nga presidenti Joe Biden.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.