SHBA konsideron rrjetin 5G – Ekipi i sigurisë kombëtare kërkon të mbrohet nga Kina
Ekipi i sigurisë kombëtare i presidentit Donlad Trump, po sheh për mundësi që të mbrohet nga kërcënimet e përgjimit nga Kina të telefonatave në SHBA, përfshirë këtu ndërtimin e një rrjeti super të shpejtë 5G. Zyrtarët e Administratës thanë se kjo mundësi është ende në fazat fillestare të bisedimit, por gjithsesi do të duhen 6-8 muaj që të konsiderohet nga vetë presidenti.
Koncepti 5G synon të trajtojë atë që zyrtaret e shohin si kërcënimin nga Kina të sigurisë kibernetike dhe ekonomike të Shteteve të Bashkuara. Administrata e Trump ka patur një qasje më të ashpër mbi politikat e nisura nga paraardhësi Obama mbi çështje që lidhen me kinën. Këtë muaj, gjiganti i telekomunikacionit AT&T, u detyrua që të prishë një plan për t’i ofruar klientëve pajisje të ndërtuara nga Huawei.
Në vitin 2012, Huawei dhe ZTE ishin subjekt i një hetimi nga Shtetet e Bashkuara, për të parë nëse pajisjet e tyre ofronin mundësi për spiunim nga jashtë vendit dhe nëse kërcënonin infrastrukturën amerikane. Sipas zyrtarëve të administratës, duhet të ndërtohet një rrjet ku kinezët nuk mund të përgjojnë telefonatat.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.