Shifrat zyrtare/Sa mallra ka importuar Shqipëria këtë vit nga Kina
Shqipëria ka importuar këtë vit rreth 6 miliardë lekë mallra më shumë nga Kina. Referuar të dhënave të tregtisë së Jashtme të publikuara nga Instat, rezulton se në periudhën janar-shtator 2019, Shqipëria ka importuar nga Kina mallra në vlerë 44 miliardë lekë.
Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, janar-shtator 2018, niveli i importeve nga Kina ishte 38 miliardë lekë.
Sa i përket eksporteve, rritja është shumë e vogël në krahasim me importet.
Në janar-shtator 2019 Shqipëria eksportoi në Kinë mallra në vlerë 4.8 miliardë lekë, duke njohur një rritje me rreth 700 milionë lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.