“Shkunden” Tatimet-Fushatë intensive për kuponin dhe punonjësit e deklaruar.Kritika e kryeministrit: Janë në nivelet më të ulëta
Pak ditë pas shkarkoi nga detyra kreun e Tatimeve, kryeministri Edi Rama doli para mediave në një takim me punonjësit e administratës tatimore, duke prezantuar drejtuesen e re, por edhe atë se çfarë do të ndodhë në vijim.
Në fjalën e tij, kryeministri ngriti shqetësimin se niveli i informalitetit është rritur dhe se përdorimi i kuponit tatimor dhe deklarimi i punonjësve është rikthyer në nivele edhe më negative sesa ishte në fillim të fushatës anti-informalitet.
Ndikim, sipas kryeministrit, kanë pasur zhvillimet e fundit të tensionuara për arsye politike.
Në fjalën e tij, kryeministri tha se “kjo është përgjegjësi e drejtëpërdrejtë e administratës tatimore për t’u adresuar në mënyrë sistematike dhe pa asnjë tolerance”.
Por në adresimin e kësaj problematike, kryeministri kërkoi që administrata tatimore “të mos kthehet mbrapa në praktikat e sjelljet e shëmtuara agresive të së shkuarës”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.