Shqipëri-SHBA/ Balluku: Finalizohet sot puna intensive 2 vjeçare mes dy vendeve në fushën e energjisë
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka publikuar sot letrën e marrë nga Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Eurazine, Philip T. Reeker, drejtuar ministres Balluku, duke konfirmuar kështu finalizimin e t një punë intensive dy vjeçare, e cila nuk mbeti pa u vlerësuar dhe nga Departamenti i Shtetit.
Sipas njoftimit marrëveshja mes MIE nga njëra anë dhe Exxonmobile e Excelerate Energy nga ana tjetër, dy nga gjigantët amerikanë të fushës, shënon një gur kilometrik në historinë energjetike shqiptare.
“Diversifikimi i prodhimit vendas të energjisë, por dhe vendosja e vendit tonë në pozicionin e shpërndarësit të gazit të lëngshëm amerikan për rajonin, hap një faqe të re në marrëdhëniet mes dy vendeve, mbështetur në partneritetin e kahershëm,” shkruhet në njoftimin e ministrisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.