Shqipëria ”boom” eksportesh me Zvicrën këtë vit, rritja me mbi 4 miliardë lekë! Por eksportet bien në mënyrë drastike…
Shqipëria ka njohur këtë vit një “boom” importesh nga Zvicra. Referuar të dhënave të tregtisë së jashtme të INSTAT, në periudhën janar-shtator 2019, Shqipëria ka importuar nga Zvicra mallra në vlerë 11 miliardë lekë duke njohur një rritje me më shumë se 4 miliardë lekë krahasuar me janar-shtator 2018.
Tendenca e fortë në rritje e importeve reflektohet tek eksportet, por në kahun e kundërt.
Në janar-shtator 2019 Shqipëria eksportoi 633 milionë lekë mallra në Zvicër, duke njohur një rënie me më shumë se 2 miliardë lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në janar-shtator 2018 niveli i eksporteve shqiptare në Zvicër ishte 2.7 miliardë lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.