Pasojat e ‘JO’ së Francës/ Deutsche Welle: Ekspertët në Tiranë e shohin shpopullimin e Ballkanit Perëndimor si pasojën më të rëndë
“Deutsche Welle” ka analizuar vendimin e fundit të Bashkimit Europian, ndikuar nga vetoja e Francës, për të mos çelur negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Analistë të ndryshëm në Shqipëri analizojmë efektet që mund të ketë ky vendim. Mes efekteve, sipas analistëve, është edhe efekti migrator, te të rinjtë.
“Paqja dhe stabiliteti mund të qëndrojnë, por të rinjtë jo. Do të ikin, do boshatisin Ballkanin me ritme të larta e ky shpopullim mund të jetë tragjedia e vërtetë. Është pasojë e reagim proteste edhe ndaj këtij izolimi, këtij trajtimi të padenjë që marrin tani edhe nga BE, ku kanë mbajtur shpresa të mëdha dhe që po ua shuan vetë BE, ” thekson Edlira Gjoni.
Ndërkohë, analistët Aleksandër Çipa dhe Afrim Krasniqi evidentojnë se “pasojat do të ndjehen më shumë në aspektin social, psikologjik dhe në politikën e brendshme”
“Në aspektin social do të jetë e vështirë të ketë zgjerim të biznesit vendas apo investitorë të huaj, në aspektin psikologjik do të rritet përqindja e skeptikëve ndaj projektit europian si bashkësi vlerash dhe parimesh, në aspektin e politikës së brendshme bien shanset për një reformim të sistemit politik, për më shumë llogaridhënie dhe në emër të stabilitetit do të vijojë tendenca e personalizimit të pushtetit” thotë për DW . Prof.Dr. Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit për Studime Politike.
Artikulli origjinal: https://www.dw.com/sq/ballkan-be-m%C3%AB-larg-se-para-fillimit-t%C3%AB-procesit-t%C3%AB-berlinit/a-50898163
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.