Shqipëria ne 25 destinacionet e botës për muajin Shtator
Media britanike CN Traveller, ka listuar Shqipërinë të 10-tën në listën e destinacioneve më interesante për turizmin gjatë muajit shtator të këtij viti. Shqipëria mund të mos jetë ende “Kroacia e re”, por kjo është pikërisht kjo ajo çka e bën të veçantë këtë vend, kjo perlë ballkanike deri më tani ka arritur të mbetet kryesisht jashtë radarit, shkruhet në artikull.
Mund të ‘arratiseni’ në Rivierën Shqiptare për të admiruar rërën e artë dhe ujin e kthjellët të detit, që lakojnë nëpër limane të thepisura, evidenton përshkrimi i CN Traveller. Sipas shkrimit, në verë plazhet janë të mbushura me vendas nga Tirana e jo vetëm, por në shtator teksa të gjithë kthehen në punë, ju mund të shijoni paqen e bregdetit mëse të boshatisur si dhe klimën mesdhetare dhe Adriatikun e ngrohtë. (CN Traveller)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.