Shtohen vjedhjet dhe evazioni – 2017, rritet 46,8% krimi ekonomik dhe kundër pasurisë
Në tremujorin e tretë 2017 janë kryer 3.993 vepra penale “Krime kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike”, me një rritje me 46,8 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Janë këto shifrat e raportuara nga prokuroritë në të gjithë vendin për periudhën janar-shtator të këtij viti.
Rritje ka shënuar edhe numri i autorëve të përfshirë në këto krime. Numri total i tyre është 3.506, rreth 53,6 % më shumë se në të njëjtën tremujor të një viti më parë.
Në këtë grup veprash penale përfshihet një gamë e gjerë krimesh me karakter ekonomik, që nisin nga vjedhja e pasurisë, te vjedhja përmes korrupsionit, apo te vjedhja e mjeteve motorike.
Rritja e krimit ekonomik për këtë vit zgjedhor korrespondon edhe shtimin e evazionit fiskal. Në periudhën janar shtator prokuroritë kanë evidentuar në terren 286 vepra penale të kryera në lidhje me taksat e tatimet. Numri i raportimeve është thuajse tre herë më i lartë se i së njëjtës periudhë të një viti më parë, kur në total u evidentuan 96 raste.
L.R./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.