Si politika amerikane po nxit rritjen e euros
Përdorimi global i monedhës euro u rrit nga fundi i vitit të kaluar, kryesisht nga paqëndrueshmëria e politikës amerikane dhe shqetësimeve rreth rritjes së normave të interesit të SHBA, bëri me dije të enjten Banka Qendrore Europiane. Kërkesa për euron, monedha e dytë më e përdorur në botë pas dollarit, ra në nivelin e saj më të ulët gjatë dekadës së fundit. Luhatshmëria konfirmon shqetësimet rreth politikës së SHBA dhe rritjes së besimit për të ardhmen e eurozonës, i cila i mbijetoi testit më të madh edhe gjatë krizës së borxhit të saj.
Pjesa e euros në rezervat globale të këmbimit valutor, lëshimin e borxhit, depozitat dhe kreditë e papaguara, u rritën, ndërkohë që roli i saj si një monedhë faturimi mbeti gjerësisht i qëndrueshëm, sipas të dhënave të BQE-së. “Është kryesisht një diversifikim kundrejt dollarit, nga i cili euro përfiton”, tha në prezantimin e raportit Benoit Coeure, anëtar i bordit të BQE-së, duke shtuar se përparimi i dukshëm në reforma dhe rritja e prosperitetit edhe në periferinë e bllokut ka shtuar kërkesën për euron.
Në rezervat valutore globale, pjesa e euros u rrit me 1.2 pikë përqindjeje në 20.7%, duke mbetur shumë mbrapa 61.7% të dollarit, një ulje historike për monedhën amerikane. Komisioni Europian e ka kthyer në qëllim parësor t’i japë euros një rol më të madh, pjesërisht për të rritur ndikimin global të bllokut, por natyra e fragmentuar e zonës së monedhës së përbashkët e pengon këtë proces, thotë BQE. Sindikatat e bankave dhe të kapitalit të eurozonës mbeten të paplota dhe gjithashtu kanë nevojë për një pasuri të sigurt, përpjekje që Gjermania ka penguar kryesisht nga shqetësimi për tatimpaguesit e saj të cilët mund të përfundojnë si përgjegjës për papërgjegjshmërinë financiare diku tjetër.
Burimi: Reuters
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.