Si të jeni të suksesshëm, sipas Jeff Bezos!
Në vitin 2015 Amazon arriti shifrën e të ardhurave vjetore prej 100 miliardë dollarësh. Themeluesi i kësaj kompanie, Jeff Bezos, pretendon se kjo ka qenë rritja më e shpejtë që ndonjë kompani ka patur ndonjëherë.
Amazon vazhdon të rritet me një ritëm tepër të shpejtë. Analistët e saj kanë nisur të hartojnë një plan ambicioz që të mund të arrijnë një shifër të ardhurash që nuk e ka arritur deri tani asnjë kompani tjetër në botë, plot 1 trilion dollarë. Madhësia e kësaj kompanie ka bërë që sipërmarrës nga e gjithë bota të jenë vigjilentë për të kuptuar atë që bën Amazon, arsyet pse kjo kompani është kaq e suksesshme.
Jeff Bezos i ka kushtuar tepër rëndësi avancimit në parimet bazë të operimit që sjellin rritjen e Amazon. Por, këtë javë shefi ekzekutiv i Amazon ka parë edhe një herë dokumentet e tij vjetore të aksioneve, duke treguar rezultatet e biznesit të shitësve në internet dhe duke folur rreth sekreteve të suksesit të Amazon dhe disa prej praktikave të saj të biznesit më të çuditshëm. Për të kuptuar më mirë rreth sekreteve se si kompania e Amazon u bë kaq e suksesshme, këtu janë disa nga pikat më kryesore:
-Suksesi ka të bëjë me standardet më të larta
Në mënyrë intuitive ata shpesh e ndjejnë nevojën për të sjellë risi dhe për tu ripërtërirë ,gjë e cila i garanton të qenit të rëndësishëm në treg, por shpesh kompanitë ndrydhen dhe zgjedhin mënyra më të sigurta për të konkurruar në mënyrë që të minimizojnë humbjet. Por Bezos argumenton se për të arritur sukses duhet të arrish standarde të larta. Natyrisht kjo është mjaft intuitive. Por ai vazhdon të përpunojë atë që është apo nuk është e nevojshme.
-Standartet e larta janë të “njohura” dhe “fusha e veçantë”.
Nëse çelësi i suksesit janë standardet e larta, siç sugjeron Bezos, gjithmonë ka një lajm të mirë apo të keq për pjesën tjetër prej nesh. Lajmi i mirë është se standardet e larta janë mjaft të “njohura”. “Standardet janë ngjitëse, “ thotë Bezos. Mund të sillni një punonjës të ri në ekipin e standardeve të larta i cili do të përshtatet shpejt. Lajmi i keq është se qasja me standardet e larta në një fushë të jetës suaj nuk nënkupton qasjen ne fushat e tjera Ai merr një shembull duke thënë se kur fillova të mendoja për të krijuar kompaninë e Amazon, kisha standarde të larta për shpikjen , për kujdesin ndaj klientit dhe fatmirësisht në lidhje me punësimin.
-Standardet e larta kërkojnë “njohje dhe fushëveprim”.
Si mund të arrini standarde të larta në një fushë të caktuar? “Së pari duhet të jeni në gjendje të dalloni atë që është më e përshtatshme në këtë fushë”, shkruan ai. “Së dyti, duhet të keni pritshmëri realiste për atë se sa e vështirë duhet të jetë apo sa punë mund të marrë për të arritur këtë rezultat.
–Punoni çdo ditë si të ishte dita e parë e juaja në biznes.
Amazon ka gati 350.000 punonjës. Duke marrë parasysh madhësinë e kësaj organizate do të ishte më e pritshme që ata të vepronin me një ritëm më të ngadaltë siç shumë kompani të tjera bëjnë. Por që në fillim Bezos ka deklaruar se Amazon do të operojë si një kompani e uritur e cila ndodhet në fazat e para , si të ishte dita e parë e biznesit.
Megjithëse Amazon i ka burimet për të qenë tepër i sofistikuar në dhënien e vlerës për klientët e tyre, është gjithmonë mendimi i të vepruarit me urgjencë në punën e tyre që bën dallimin kryesor. Kjo do të thotë se ata marrin vendime me shpejtësi, zakonisht me 70 % të informacionit të vend të 90 %. Ata përqafojnë trendet që kanë ndikim tek klientët e tyre, gjë e cila i jep më tepër sukses.
-Jepi klientëve të tu atë që ata dëshirojnë para se të kuptojnë që e duan atë.
Të shtuarit më tepër vlerë për klientët e tyre është një qëllim i thjeshtë , një forcë shtytëse pas ndjenjës dhe gatishmërisë së Amazon për të eksperimentuar. Sipas Bezos, Amazon është e fiksuar pas klientëve të saj, dhe është gjithnjë në kërkim të gjetjes së mënyrave që rrisin cilësinë e shërbimit kundrejt tyre.
-Krijoni lidhje të afërta me klientët tuaj, bisedoni me ta, njihini më mirë seç ata njohin veten e tyre.
Atëherë do të dini saktësisht se si të shpërndani produkte, shërbime dhe përvoja që zgjidhin problemet e tyre si askush tjetër.
Ju mund të krijoni një biznes shumë të suksesshëm. Një strategji e zgjuar për ta bërë këtë është të ndiqni parimet e kompanive që kanë arritur atë që ju doni, dhe zbatojini ato në mënyrën si veproni. Këto mësime universale nga Amazon janë një shtysë e mirë për t’ja nisur nga e para.
-Ajo që me të vërtetë nuk keni domosdoshmërisht nevojë për sukses është aftësia.
Bezos përfundon duke thënë: Përpara se të futeni në detajet e performancës së Amazon, ajo që nuk keni nevojë domosdoshmërisht është aftësia, veçanërisht nëse jeni pjesë e një ekipi. Trajneri i një ekipi futbolli nuk duhet të jetë i aftë të hedhi topin, ashtu si një regjizor filmi nuk duhet të jetë i aftë të aktrojë” shprehet ai. Por ata të dy i duhet të njohin standardet e larta për fushat përkatëse dhe të jenë realist për sa i përket pritshmërive e qëllimit të vendosur, thotë Bezos.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.